17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Berisha akuzon Donald Lu dhe Romana Vlahutin:”Janë marrë vetëm me gjeueti shtrigash”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe ish-ambasadores së Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, duke i cilësuar si “dy diplomatët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore”. Berisha, gjatë një deklarate publike, ka treguar një bisedë të zhvilluar me ta në zyrën e tij, ku ka diskutuar rreth procesit të vettingut dhe akuzave për abuzime me të.

Ai akuzoi Lu dhe Vlahutin për përdorimin e procesit të vettingut për “gjueti shtrigash”, duke e quajtur atë një formë manipulimi dhe mashtrimi. Berisha tha se ata kërkonin të shqyrtonin dosjet e kandidatëve për pozita të ndryshme, por sipas tij, nuk kishin një plan të qartë për të realizuar këtë proces, duke thënë se ata do të merrnin ish-zyrtarë në pension për të realizuar këtë proces.

“Kërkonin procesin për të shqyrtuar dosjet, por nuk kishin asnjë ide se nga do t’i merrnin njerëzit e kualifikuar për të kryer këtë detyrë. Më thanë se kishin njerëz në pension dhe do t’i merrnin për të realizuar këtë proces,” tha Berisha.

Kryetari i PD-së vijoi akuzat, duke thënë se vettingu kishte degraduar në një proces të manipuluar, duke u marrë vetëm me individë të lidhur me pushtetin dhe duke injoruar të tjerët. Ai solli si shembuj dy raste të veçanta, duke aluduar për dy prokurore, njëra prej të cilave kishte marrë rrogën e kthyer nga i ati, dhe tjetra, që sipas Berishës, kishte marrë para hua nga ish-bashkëshortja e burrit të saj.

“Nuk lejohet vetingu për korrupsionin sepse faktikisht e përdor atë për gjah shtrigash. Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vettingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale.

Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time.

Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin. Ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit?

Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do i marrim, do i sjellim. Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.

Janë marrë vetëm me gjeueti shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...