19.2 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Policia e Kosovës Nis hetimet për Grafitet Nacionaliste në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për një rast në Mitrovicën e Veriut, i cili dyshohet të lidhet me nxitje të përçarjes ndërnacionale, pas raportimeve për grafita me simbolin nacionalist të serbëve. Sipas raportit të policisë, një qytetar kosovar ka njoftuar se ka vërejtur grafita me simbolin “C” (cilirike) në murin e muzeut, të shkruara me ngjyrë të zezë. Po ashtu, grafiti i njëjtë është gjetur edhe në brendësi të objektit.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike). Po ashtu, edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm,” thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë ngjarje, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndalimin e veprimeve të tilla që mund të shkaktojnë tensione ndërnacionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...