17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali për trafik droge , transaksionet kryheshin permes Whatsapp

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali javën e kaluar për posedim dhe trafikim të kokainës, si dhe për mbajtje të paligjshme të një arme gjahu dhe 460 fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

Seksioni antidrogë i Vareses kishte marrë informacione për aktivitetet e një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili përdorte metoda të sofistikuara për të shmangur zbulimin nga autoritetet. Ai organizonte takimet përmes rrjeteve sociale dhe aplikacionit WhatsApp, duke përdorur një makinë tip ‘Golf’ me targa zvicerane për të kryer transaksionet.

Hetuesit ndoqën lëvizjet e tij për disa ditë dhe arritën të identifikonin automjetin dhe vendbanimin e të riut në një komunë pranë Vareses. Gjatë një ndjekjeje, i riu u përpoq të hidhte poshtë një pako të dyshimtë në një zgavër pranë një poste të hekurudhës, duke u shtirur sikur kishte nevoja personale. Pas kontrollit, autoritetet zbuluan 40 doza kokaine brenda pakos.

Pas ndalimit të automjetit dhe kontrollit fizik, policia gjeti edhe 20 doza të tjera kokaine dhe një shumë të madhe parash, që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

Kontrolli më pas u shtri edhe në banesën e të riut, ku në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit u gjetën 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa në dhomën e gjumit, pas një gardërobe, u zbulua një armë gjahu e prerë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe autoritetet kanë nisur hetime të mëtejshme për të zbuluar nëse i riu ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...