30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

TikTok mbyllet për një vit – Edi Rama: ‘Do na duhen 6-8 javë, por do ta mbyllim’

Shqipëria rrezikon të renditet në listën e shkurtër të vendeve që kanë mbyllur ose kufizuar TikTok-un jo për arsye privatësie apo mbrojtjeje të të dhënave, por për arsye të censurës shtetërore. Vende si Bangladeshi, Irani dhe Pakistani e kanë kufizuar këtë platformë me argumentin e parandalimit të përmbajtjeve të papërshtatshme. Ndërkohë, në SHBA, shqetësimet kanë qenë të lidhura me sigurinë kombëtare dhe përdorimin e të dhënave nga qeveria kineze.

Kryeministri Edi Rama deklaroi:

Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë.”

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e argumentoi vendimin me nevojën për “rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla” pas ngjarjes tragjike të vrasjes së nxënësit Martin Cani. Pas këtij incidenti, në TikTok qarkulluan video shqetësuese që ngritën alarmin për ndikimin e platformës te të rinjtë.

Megjithatë, dyshimet për një motiv elektoral mbeten të forta. Vendimi për mbylljen e TikTok-ut erdhi në prag të fushatës elektorale, në një kohë kur qeveria kontrollon pjesën dërrmuese të mediave tradicionale. Konsultimet publike mbi këtë vendim u panë nga shumë ekspertë si një farsë për të përligjur një vendim të paravendosur.

Debati global mbi TikTok mbetet i ndarë:

Kritikët argumentojnë për ndikimin negativ në shëndetin mendor dhe varësinë nga platforma.Mbështetësit e shohin atë si një mjet për krijimtari, arsim dhe zhvillim të bizneseve të reja.

Në këtë kontekst, vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur TikTok-un ngre pikëpyetje të mëdha mbi motivet reale dhe efektivitetin e kësaj mase në adresimin e problemeve të sigurisë për fëmijët dhe të rinjtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...