21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Protesta masive të studentëve në Serbi: “Vuçiq Ik”,thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën sërish sot në Beograd për të mbështetur protestat e studentëve, të cilët kërkojnë ndryshime dhe drejtësi. Thirrja kryesore e protestuesve ishte “Vuçiq ik”, në një nga protestat më të mëdha të dekadave të fundit. Revolta e studentëve ka filluar me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike dhe është përhapur në më shumë se 50 fakultete në të gjithë Serbinë, duke marrë mbështetje gjithnjë e më të madhe nga grupe të tjera të shoqërisë.

Këtë 22 dhjetor, studentët morën mbështetje nga një gamë të gjerë njerëzish, përfshirë fermerë, punonjës të shëndetësisë, artistë dhe banorë të Beogradit dhe qyteteve përreth. Pakënaqësia e studentëve është shprehur gjithashtu në shkollat e mesme, ku maturantët kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre. Për të parandaluar protestat, qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq ka vendosur që shkollat të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar.

Kërkesat e studentëve janë të qarta dhe përfshijnë përcaktimin e përgjegjësisë për aksidentin tragjik në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku një strehë ra dhe mbyti 15 persona. Ata kërkojnë gjithashtu publikimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me rikonstruksionin e stacionit dhe gjetjen e autorëve të sulmeve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave të mëparshme. Protesta dhe kërkesat e studentëve për drejtësi dhe përgjegjësi po rriten çdo ditë, duke e bërë këtë revoltë një nga lëvizjet më të mëdha të qytetarëve serbë kundër korrupsionit dhe keq-qeverisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...