29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ngjarje tronditëse në Vlorë: 68-vjeçari vidhet dhe dhunohet për vdekje në banesë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë, ku është gjetur i vdekur shtetasi Bashkim Durmishi, 68 vjeç. Trupi i tij është zbuluar në banesën e tij, në lagjen “10 Korriku”, dhe dyshohet se ka pësuar dhunë fizike para vdekjes. Burimet e para bëjnë me dije se 68-vjeçari është gjetur i dhunuar, i zhveshur dhe me dëmtime të dukshme, ndërsa trupit të tij i është nënshtruar një grabitje, pas së cilës ka ndodhur vrasja.

Megjithatë, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, Policia e Vlorës ka raportuar se, për shkak të dëmtimeve në nofull, dyshohet që Durmishi ka pësuar një arrest kardiak si shkak i ndodhisë fatale. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët, nëse kemi të bëjmë me një vrasje.

Trupi i 68-vjeçarit do të dërgohet për ekspertizë mjekoligjore për të përcaktuar më saktësisht shkakun e vdekjes dhe dëmtimet që ai ka pësuar në fytyrë. Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe Policia e Vlorës kanë ngritur një post-bllok në dalje të qytetit dhe po ushtrojnë kontrolle të rrepta mbi automjetet e dyshimta në lidhje me ngjarjen.

Policia e Vlorës pritet të lëshojë një tjetër komunikatë për mediat për të dhënë detaje më të plota mbi këtë ngjarje tragjike dhe hetimet që po vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...