23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zlatan Elek reagon ndaj moscertifikimit të Listës Serbe:”Është bërë me urdhër të Albin Kurtit”

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar partinë e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2024. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për një përpjekje të organizuar për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe ka theksuar se vendimi është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.

“Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto anë. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë serbë të bindur si Nenad Rashiqi”, ka thënë Elek.

Ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë një ankesë ndaj vendimit në panelin zgjedhor dhe ka kërkuar një vendim të qartë që ta refuzojë këtë veprim që e konsideron jodemokratik. “Gjatë ditës do të paraqesim ankesë dhe pres një vendim të qartë prej tyre për ta refuzuar këtë vendim jodemokratik të Kurtit”, ka shtuar ai.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe u mor gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku shkak për këtë vendim u konsideruan thirrjet nacionaliste të kryetarit të partisë, Zllatan Elek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Votimi në KQZ u zhvillua me dy vota pro, dy kundër, ndërsa anëtarët e tjerë refuzuan të marrin pjesë në votim. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kishte kundërshtuar certifikimin, duke përdorur një audio-incizim ku Elek dëgjohej të bënte thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...