11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Shkaktoi aksidentin dhe u largua: Arrestohet 64-vjeçari që përplasi për vdekje 39-vjeçarin

Policia e Durrësit ka arrestuar 64-vjeçarin Milto Çuni, i cili dyshohet se ka përplasur për vdekje 39-vjeçarin P. P., në lagjen nr. 15 të Durrësit. Aksidenti ndodhi më 24 dhjetor 2024, rreth orës 17:30, kur Çuni, duke drejtuar një kamion, goditi viktimën dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

Pas disa orësh kërkimesh dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, Policia ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë autorin e aksidentit. Çuni është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.” Po ashtu, kamioni i tij është bllokuar si provë materiale.

Materialet janë kaluar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...