17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Boksieri, Florian Marku lë qelinë në Gjermani, pret vendimin për ekstradimin në Greqi

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua disa ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi. Burime për gazetarin Ernest Koçi bëjnë me dije se historia e Markut me drejtësinë lidhet me një ngjarje të ndodhur 14 vite më parë, kur ai ishte i ri dhe ishte përfshirë në një sherr në Selanik. Shteti grek tani kërkon ekstradimin e tij për të përfunduar dënimin e mbetur, që është afro gjashtë muaj.

Në datën 9 dhjetor, Marku ishte duke udhëtuar nga Anglia në drejtim të Gjermanisë, kur në hyrje të kufirit i është njoftuar një urdhër arrest nga autoritetet greke. Çështja lidhet me një ngjarje nga vitet e kaluara, kur Marku ishte arrestuar në Selanik për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke marrë një dënim prej 7 vitesh burg. Ai ka kryer vetëm një vit e gjysmë, dhe në përputhje me ndryshimet e fundit në ligjin grek, duhet të kryejë të paktën një të tretën e dënimit.

Marku e ka pranuar dënimin e mbetur, i cili është rreth 6 muaj burg, dhe do të presë vendimin për ekstradimin e tij nga Gjermania, pasi nuk mund të largohet deri sa drejtësia të vendosë për çështjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...