34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gjergji Nikaj: 34 Vjet Partia Demokratike Vlorë – “PD-ja duhet të çlirohet nga hijet e së kaluarë”

Në 34-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Gjergji Nikaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë një mesazh të fortë reflektimi, kujtese dhe apeli për të ardhmen e kësaj force politike.

34 vite, kujtesë, nderim e reflektim! Gëzuar 34-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Vlorë!”, shkruan Nikaj, duke kujtuar ditën e shënuar kur, më 29 dhjetor 1990, një grup nismëtarësh demokratë hodhën themelet e degës së PD-së në Vlorë.

Ai nënvizon se ky përvjetor është një moment për të nderuar themeluesit, drejtuesit dhe të gjithë demokratët e vërtetë që qëndruan idealistë dhe të përkushtuar ndaj vlerave properëndimore. “Këta njerëz meritojnë jo vetëm respektin maksimal, por shumë më tepër,” thekson ai.

Reflektim për gjendjen aktuale të PD-së

Nikaj nuk i kursen kritikat ndaj situatës aktuale në Partinë Demokratike. Ai e përshkruan partinë si të përçarë, të mbërthyer nga figura të vjetra dhe ide të konsumuara, të paaftë për të frymëzuar dhe për të përfshirë figura të reja intelektuale apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Sot, PD nuk është e aftë të frymëzojë, të bashkojë dhe të tërheqë frymë të re. Duket sikur ka për qëllim të mbajë pranë vetes vetëm një grup militantësh, duke ricikluar praktika të vjetra dhe metodat e kastës komuniste,” vijon ai.

Gjergji Nikaj ngre shqetësimin për rikthimin e kultit të individit brenda partisë, duke e konsideruar këtë si një nga arsyet kryesore që PD-ja është larguar nga parimet demokratike dhe vlerat euroatlantike.

Nevoja për ndryshim dhe rinovim

Ai thekson se Partia Demokratike sot është e izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Nikaj i bën thirrje demokratëve për reflektim dhe për të dalë nga cikli i përçarjes dhe i humbjeve të vazhdueshme.

Partia Demokratike nuk mund të mbahet peng nga interesa personale, nga figura të konsumuara dhe ide të vjetra. Ajo duhet të kthehet në një parti shprese, qëndrese dhe vizioni për të ardhmen,” shkruan ai.

Apel për të ardhmen

Në fund të mesazhit të tij, Gjergji Nikaj bën një thirrje të qartë për një ringritje të vërtetë të Partisë Demokratike, duke u rikthyer tek vlerat e saj themelore: demokracia, transparenca dhe orientimi euroatlantik.

“Demokratët dhe Shqipëria meritojnë më shumë, shumë më shumë! PD-ja duhet të çlirohet nga hijet e së kaluarës dhe të ecë me guxim drejt një të ardhmeje më të ndritur,” përfundon ai.

Në këtë përvjetor, ai u uron demokratëve vlonjatë dhe gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike: “Gëzuar 34-vjetorin! Uroj që kjo parti të ketë jetëgjatësi, forcë dhe ide për të udhëhequr Shqipërinë drejt së ardhmes europiane.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...