27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rritje alarmante e sulmeve kibernetike në 2024: AKSK apelon për kujdes gjatë festave

Atmosfera festive shpesh na shpërqendron nga kujdesi për sigurinë kibernetike, por kjo periudhë është gjithashtu një mundësi e artë për mashtruesit online. Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), përgjatë vitit 2024 janë identifikuar 8,506 rrjedhje të dhënash, një shifër alarmante që reflekton rritjen e sulmeve financiare online.

Esmeralda Kazia, Drejtoresha e Monitorimit dhe Raportimit të Incidenteve Kibernetike, ka paralajmëruar qytetarët që të jenë veçanërisht vigjilentë në këtë periudhë:
Jemi në një periudhë festash dhe kjo kohë është e artë për mashtruesit online. Gjatë 2024 kemi pasur shifra alarmante dhe një rritje të lartë të sulmeve financiare online.”

Rastet më të zakonshme të sulmeve kibernetike përfshijnë:

•Mesazhe dhe e-maile mashtruese me oferta që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.
•Faqe të rreme blerjesh online që synojnë të vjedhin të dhëna financiare.
•Fjalëkalime të dobëta që lehtësojnë aksesin në llogaritë personale.

Këshillat nga AKSK për të shmangur sulmet kibernetike:

1.Mos klikoni në mesazhe ose e-maile të dyshimta.
2.Siguroni pajisjet tuaja me përditësime dhe softuerë mbrojtës.
3.Krijoni fjalëkalime të forta dhe unike për çdo llogari.
4.Bëni blerje vetëm nga platforma të besueshme dhe të certifikuara.

AKSK bën apel për raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse, duke theksuar se vigilenca dhe ndërgjegjësimi janë mbrojtja më e mirë kundër kërcënimeve kibernetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...