24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Aksidenti i rëndë Ajror në Korenë e Jugut,2 persona shpëtojnë nga 181 pasagjerë

Dy persona i kanë mbijetuar një aksidenti tragjik ajror në Korenë e Jugut, ku një avion me 181 pasagjerë ra në flakë pas një përplasjeje në Aeroportin Ndërkombëtar Muan, i cili ndodhet në jug të Seulit. Avioni, i cili udhëtonte nga Bangkok i Tajlandës, tentoi të ulej në pistë në orën 09:00, sipas kohës lokale, kur preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur.

Për shkak të këtij aksidenti të rëndë ajror, janë shpallur shtatë ditë zie në Korenë e Jugut. Dy anëtarët e ekuipazhit, një burrë dhe një grua, shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit dhe u transportuan për trajtim në spitale. Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se janë mundësuar të shuajnë zjarrin dhe se dy të mbijetuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet e aviacionit raportuan se dy pasagjerët e avionit ishin shtetas të Tajlandës, ndërsa pjesa tjetër besohet të jetë nga Koreja e Jugut. Ky është aksidenti më i rëndë ajror që përfshin një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që goditjet nga zogjtë ose kushtet atmosferike mund të kenë kontribuar në rrëzimin e avionit, duke shkaktuar ndalimin e pajisjeve për uljen e avionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...