14.6 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Egla Ceno pas fitores së “Big Brother VIP Albania 3”: “Teatri pasuron shpirtin, por xhepat mbeten bosh”

 

Fituesja e spektaklit të ndjekur nga miliona shqiptarë flet për emocionet, vështirësitë ekonomike dhe vlerën e çmimit prej 100 mijë eurosh.

Në një intervistë fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ndau emocionet dhe reflektimet pas triumfit në këtë spektakël. E njohur për talentin dhe autenticitetin e saj, Egla foli për rëndësinë që kjo fitore ka për të, jo vetëm në aspektin emocional, por edhe ekonomik.

“Ishte një gëzim i madh që publiku më votoi për të më nxjerrë fituese, as që e kisha menduar fitoren. Edhe çmimi prej 100 mijë eurosh ishte një shpërblim që më erdhi në kohën e duhur. Me punën time si artiste, Teatri nuk do t’ia kisha arritur kurrë të bashkonte 100 mijë euro. Teatri është i pasur për shpirtin, por xhepat të lë bosh,” u shpreh Egla.

Deklarata e saj ndriçon një realitet të njohur për artistët në Shqipëri: pavarësisht pasionit dhe përkushtimit, mbështetja financiare për artin mbetet e kufizuar.

Egla Ceno, e cila ka një karrierë të pasur në teatër, theksoi se ky çmim është një mundësi e madhe për të investuar në projekte të reja dhe për të realizuar ëndrra që, ndoshta, më parë dukeshin të paarritshme.

Fitorja e saj në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” nuk ishte thjesht një triumf personal, por edhe një moment reflektimi për vështirësitë që hasin artistët në mbijetesën e tyre ekonomike në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...