37.7 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Përplasje mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj: Biznesmeni Elton Ilirjani tregon ngjarjet

Familja e Parashevi Simaku ka pasur një përplasje me aktorin Herion Mustafaraj, të cilin e akuzojnë se ka hyrë në dhomën e hotelit të Parashqevisë pa lejen e tyre. Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili është kujdesur për Parashqevi Simakun gjatë javëve të fundit, ka dhënë një reagim të gjatë për të shpjeguar ngjarjet që ndodhën.

Ai ka thënë se kjo është një situatë e komplikuar, që ka lindur nga një keqkuptim, dhe ka theksuar se nuk ka pasur keqdashësi nga të dyja palët. Ilirjani ka përmendur se familja e Parashqevi Simakut është më e afërta për të, dhe kjo nuk ka pse të diskutohet nga askush. Ai ka shtuar se Parashqevi ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë, nipin, dhe për ish-bashkëshortin Robert.

Herioni, si mik i hershëm i Parashqevisë, ka qenë gjithashtu një nga njerëzit më të afërt për të, por përplasje ka lindur kur Elvira dhe Elton Ilirjani u bashkuan me Parashqevi Simakun. Ditën kur Parashqevi ishte takuar me Herionin dhe i kishte thënë se do të takohej me Elvirën, ka lindur një debat mes tyre.

Biznesmeni ka shpjeguar se Herioni ka pasur qëllime të mira, por familja e Parashqevi Simakut ka pasur interes të sigurojë një ambient të qetë dhe të ndihmojë Parashqevi në këtë periudhë delikate. Ai ka shprehur se nuk mendon se Herioni do të dëmtonte Parashqevi Simakun, por ka kërkuar që komunikimi mes tyre të kalonte përmes familjes.

Përplasje të tjera ndodhën pasi Herioni ka bërë një postim, ndërsa familja e Parashqevi Simakut ka reaguar me një deklaratë, duke theksuar se janë të mbrojtur dhe të shqetësuar për interesat e Parashqevi Simakut.

Në fund, Ilirjani ka shpjeguar se është një rastësi e paimagjinueshme që ka sjellë këto përplasje dhe ka kërkuar të kuptohet situata nga të dyja palët.

Unë jam i bindur që Parashqevia i do familjarët mbi të gjithë dhe kjo nuk ka diskutim.

Do Herioni t’i bëjë keq Parashqevisë? Jo, kështu e mendoj. Ai është një artist, është emocional, është i rrëmbyer dhe nuk ka diplomaci në reagim. A na ka ndihmuar Herioni? Patjetër që po. Më ka ndihmuar si fëmijë i lumtur.

A bëri mirë që shkoi kundër kërkesës së familjarëve? Herioni duhet të kishte respektuar vendimin e familjarëve. Familjarët nuk kanë qëllim të keq ndaj Herionit, të gjithëve u intereson që Parashqevia të jetë mirë.

Familjarët janë të parë që vendosin për Parashqevinë. Parashqevia po pret të birin, nuk do të bëjë asgjë tjetër. Do të rrijë me nipin e saj në privatësinë e saj. Ajo është mirë, nuk është në më të mirën e saj, kuptojeni, të rrish gjithë ato vite jashtë nuk është mirë, por mos abuzoni shumë duke thënë të pavërteta.Për mua kjo histori më kujtoi sa shumë e dua Shqipërinë. Sa të jem unë gjallë, ajo nuk do kthehet në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri”-përmbyll reagimin Ilirjani

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...