20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sherr me sende të forta në Sarandë, dy të plagosur, një punonjës policie i përfshirë

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë, Sarandë. Sipas informacionit paraprak të policisë, konflikti ka shpërthyer për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa persona, përfshirë edhe një punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e përplasjes, dy persona, Enea dhe Albi Nexhipi, kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Pas ndihmës së marrë, ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Përveç dy personave të lënduar, në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar dhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, përfshirë edhe punonjësin e policisë jashtë shërbimit. Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria e Sarandës, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar se vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të tjerë shtetasve të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...