30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Dhjetëra Shpendë të ngordhur u gjendën në Vlorë, dyshohet për Gripin e Shpendëve

 

Dhjetëra shpendë të ngordhur janë gjetur në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës, duke alarmuar autoritetet lokale dhe specialistët e veterinarisë. Shpendët e gjetur dyshohet të kenë vdekur nga gripi i shpendëve. Pas njoftimit nga banorët e zonës, specialistët e shërbimit veterinar kanë marrë mostra nga shpendët dhe i kanë dërguar për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.

Përgjigjja për analizat pritet të dalë pas tre ditësh. Në një masë paraprake, shpendët janë asgjësuar për të parandaluar përhapjen e mundshme të gripit. Specialistët kanë theksuar se rreziku i kalimit të virusit te njerëzit është i ulët, dhe se transmetimi mund të ndodhë vetëm nga kontakti me shpendët e sëmurë. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin masa për të parandaluar çdo pasojë të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...