30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Arrestohet 25-vjeçari në Qafë Thanë, futi 20-vjeçarin në bagazh për të kaluar kufirin

 

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një 25-vjeçar nga Prrenjasi, pasi tentoi të ndihmonte një 20-vjeçar të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit të tij tip “BMW”. Gjatë kontrollit të automjetit në vijën e dytë të pikës kufitare, u zbulua shtetasi 20-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte kufirin jashtë rregullave.

Drejtuesi i automjetit, Marjol Çekrezi, u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa 20-vjeçari, A. B., u procedua në gjendje të lirë për “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia sekuestroi automjetin dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Ky operacion është pjesë e masave të intensifikuara të kontrollit nga Shërbimi i Policisë Kufitare, për të parandaluar kalimet e paligjshme dhe për të goditur krimet ndërkufitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...