16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Opozita në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Veliajt,Licaj:”“S’ke një rilindas me tru, gjithë copa mishi janë”

Opozita ka zhvilluar një protestë të fortë përpara Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa vazhduan akuzat për inceneratorin dhe për 5D, çështje të cilat janë në hetim nga SPAK. Folësit para protestuesve theksuan përfshirjen e Veliajt dhe qeverisë në skandale të ndryshme, duke kërkuar drejtësi.

Një prej folësve, Neritan Liçaj, u shpreh ashpër kundër mënyrës se si udhëhiqen institucionet e vendit. Ai theksoi: “S’ke një rilindas me tru, gjithë copa mishi janë. Unë doja të flisja për një gjë që është vërtet shumë e dhimbshme. Ne udhëhiqemi që nga 1945 nga disa njerëz që nuk kanë fituar kurrë.”

Liçaj vazhdoi duke theksuar se partia në pushtet ka arritur të ruajë fuqinë përmes manipulimeve dhe presionit ndaj popullit: “Erdhën në Shqipëri si gjoja fronti nacionalçlirimtar. Në 92 i doli frika popullit nga sigurimi dhe nga masakrat e Enver Hoxhës dhe ja u shkundi votën mirë. Në 96 ja u shkundi akoma më mirë.”

Ai gjithashtu kujtoi periudhën e pas vitit 1997 dhe akuzoi qeverinë e asaj kohe për lidhje me bandat kriminale dhe për keqpërdorimin e kursimeve të qytetarëve për të mbështetur ato. “Furnizuan bandat me kursimet tona. Dhe fitoi shoku Fatos i cili në vend që të hetonte bandat kriminale që vranë punonjës shteti, ai nuk bëri asgjë.”

Liçaj e mbylli fjalimin e tij duke thënë se pa largimin e atyre që kanë mbajtur pushtetin në duar për dekada, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. “Pa dalë këta qelbësirat e ’41 nga historia e Shqipërisë, nuk do avancojmë. Prandaj me 11 maj shkundeni votën.”

Protesta vazhdon të jetë një shprehje e mëtejshme e kundërshtisë ndaj qeverisë dhe kërkesës për ndryshim në politikën e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...