16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Eksperti i kriminalistikës:”Mund të ketë pasur viktima edhe nga ana e atentatorëve në masakrën e Dobraçit”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se në masakrën e Dobraçit mund të ketë pasur viktima edhe nga ana e atentatorëve. Karamuço tha se një informacion që ende nuk është konfirmuar nga policia sugjeron se një ose dy nga atentatorët mund të jenë plagosur gjatë ngjarjes tragjike të 30 tetorit.

“Në atë ka edhe një informacion i cili është ende i pakonfirmuar nga ana e policisë sepse nuk janë gjetur prova, që edhe nga ana e atentatorëve ka pasur plagosje. Personi i tretë në vendngjarje në makinën e viktimave ka qëlluar mbi 16 herë me pistoletë. Medohet se mund të jenë plagosur një apo dy atentator. Për njërin prej tyre thuhet se mund të ketë humbur jetën. Megjithatë këto janë të dhëna operative dhe ende nuk janë konfirmuar nga ana e organeve tona”,– tha Karamuço.

Atentati tragjik ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më 30 tetor. Gjatë këtij sulmi, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

Deri më tani janë vetëdorëzuar në polici dy nga të dyshuarit për këtë ngjarje, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në Policinë e Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...