16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Protesta e përgjithshme në Serbi, makina hyn ne pritest, godet një grup studentësh

Në të gjithë Serbinë po mbahet një grevë e përgjithshme, të premten, e shpallur nga studentët që janë në protestë për më shumë se dy muaj. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehese në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor.

Studentët janë bashkuar me qytetarët në një aksion masiv që ka përfshirë bllokimin e fakulteteve dhe kërkimin e ndëshkimit të autorëve të kësaj tragjedie. Gjatë protestës, mediat raportuan se një vajzë u lëndua pas një incidenti në Novi Beograd, kur një makinë goditi një grup studentësh dhe qytetarësh. Ajo u dërgua menjëherë në një qendër emergjence për trajtim mjekësor.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se shoferja që goditi vajzën u arrestua dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë. Shoferja, M.S., 25 vjeçe, po dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, pasi sipas autoriteteve, ajo shkaktoi aksidentin gjatë protestës.

Greva e përgjithshme, ose siç quhet ndryshe “mosbindja e përgjithshme civile”, është një formë e rezistencës që nënkupton ndërprerjen totale të aktiviteteve të përditshme. Kjo përfshin ndërprerjen e punës, bllokimin e shërbimeve të përditshme si dyqanet, restorantet, kinematë dhe teatrot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...