17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Presidenti Begaj: “Shqipëria humbi një udhëheqës të shquar shpirtëror”

Tiranë, 25 Janar 2025 – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u shua mëngjesin e sotëm në Spitalin “Evangelismos” në Athinë, në moshën 95-vjeçare.

Në një mesazh ngushëllimi, kreu i shtetit e cilësoi Kryepeshkopin Anastas si një udhëheqës shpirtëror dhe figurë të shquar, i cili udhëhoqi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me mençuri dhe përkushtim, veçanërisht në ringritjen e saj pas periudhës së vështirë të komunizmit.

Postimi i plotë i Presidentit Bajram Begaj:

“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e Tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar.
Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.
Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar.
Trashëgimia e Fortlumturisë së Tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.
Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke ndërtuar qindra kisha dhe institucione fetare e arsimore. Ai shërbeu për më shumë se 33 vjet në krye të Kishës dhe u bë një figurë e respektuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botën ortodokse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...