17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Arrestohet një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz

Tiranë, 25 Janar 2025 – Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim në kuadër të hetimeve për vrasjen e postierit Lulzim Visha, krim i ndodhur mëngjesin e 24 Janarit në Zall Mner të Kamzës.

I ndaluari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet edhe për përfshirje në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u ekzekutua me të paktën 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Operacioni policor “Silenciatori”

Policia ka zhvilluar operacionin e koduar “Silenciatori”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi E.L., 37 vjeç, banues në Kamëz, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas E.L., 31 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre në Zall Mner, u sekuestruan:
•Një armë zjarri automatike me silenciator
•15 fishekë luftarak
•Një sopatë dhe një thikë
•Një këllëf pistolete Glock
•4 gëzhoja armësh të gjetura në oborrin e banesës

Arma dhe gëzhojat janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në këtë apo ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e një konflikti të mëparshëm që viktima dhe vëllai i tij kishin pasur kohët e fundit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...