25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Zjarr në garazhin e një pallati te Komuna e Parisit, digjen tre automjete

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin që ra në garazhin e një pallati 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë. Sipas raportimeve nga Mbrojtja Civile e Bashkisë Tiranë, flakët kanë djegur tre automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për jetën e njerëzve.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Aktualisht ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...