25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ylli i Rock&Roll, Marilyn Manson nuk do të përballet me akuza për dhunë seksuale

Prokurorët në Los Anxhelos njoftuan të premten se nuk do të ngrenë akuza kundër Marilyn Manson, pas një hetimi shumëvjeçar për dhunë seksuale dhe dhunë në familje. Prokurori i qarkut, Nathan Hochman, deklaroi se akuzat ishin jashtë afateve ligjore dhe se provat nuk ishin të mjaftueshme për një ndjekje penale kundër yllit të Rock&Roll, emri ligjor i të cilit është Brian Warner.

“Ne kemi përcaktuar se pretendimet për dhunë në familje janë jashtë statutit të kufizimeve dhe nuk mund të vërtetojmë akuzat për sulm seksual përtej një dyshimi të arsyeshëm. Ne e njohim dhe përshëndesim guximin dhe qëndrueshmërinë e grave që dolën për të bërë raporte dhe për të ndarë përvojat e tyre, duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe durimin e tyre gjatë këtij hetimi”, tha Hochman në një deklaratë.

Hetimi ndaj Manson kishte filluar në vitin 2021, kur detektivët e qarkut të Los Anxhelosit nisën të shqyrtonin incidentet e ndodhura midis viteve 2009 dhe 2011 në West Hollywood, ku Manson jetonte në atë kohë. Për këtë çështje, në atë kohë ishte lëshuar edhe një urdhër bastisjeje në shtëpinë e tij në Hollywood.

Një nga akuzueset më të njohura, aktorja e Game of Thrones, Esmé Bianco, ishte pjesë e hetimit penal dhe pati paditur Manson për abuzim seksual, fizik dhe emocional. Ajo deklaroi se i kishte dorëzuar hetuesve qindra prova, përfshirë foto të trupit të saj me kafshime, plagë me thikë dhe mesazhe kërcënuese. Në padinë e saj, Bianco akuzonte Manson për trafikim të qenieve njerëzore, duke pretenduar se ai e kishte sjellë atë nga Anglia në Kaliforni për role fiktive në video muzikore dhe filma.

Pavarësisht akuzave të ngritura gjatë viteve, vendimi i prokurorisë vë një pikë të re në këtë çështje, duke e mbyllur përfundimisht ndjekjen penale ndaj Marilyn Manson.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...