36.7 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Shkoi me simptoma ftohjeje, Tragjedi në Itali: 23-vjeçarja shqiptare humb jetën nga miokarditi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Ariana Herri, 23 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së saj shëndetësore.

Fillimisht, e reja kishte shfaqur simptoma të lehta të një ftohjeje të zakonshme, pas pjesëmarrjes në mbrëmjen tradicionale të Panevin në Maserada. Megjithëse dukej se gjendja e saj po përmirësohej me përdorimin e ilaçeve, më 17-18 janar ajo pësoi një përkeqësim të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Ca’ Foncello. Atje, mjekët zbuluan se ajo vuante nga një inflamacion i zemrës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe transferimit të saj në spitalin e Padovës, Ariana nuk arriti të mbijetojë. Mjekët konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte miokarditi fulminant, një gjendje e rrallë dhe e rrezikshme që prek zemrën.

Mediat italiane raportojnë se muajt e fundit, 23-vjeçarja kishte përjetuar episode të panikut dhe takikardi, të cilat dyshohet se lidhen me një periudhë të vështirë emocionale pas përfundimit të një lidhjeje. Ariana kishte ëndërr të bëhej estetiste dhe punonte si banakiere në Maserada.

Varrimi i saj do të mbahet më 27 janar, ora 15:00, në varrezat komunale të Maserada-s. Familjarët, miqtë dhe komuniteti janë të tronditur nga kjo humbje e parakohshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...