14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Apeli i Bolzanos lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja,vrau me çekiç partneren

Gjykata e Apelit në Bolzano, Itali, ka konfirmuar dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili ka pranuar vrasjen brutale të partneres së tij, Alexandra Elena Mocanu, më 22 tetor 2022.

Krimi i rëndë në familje

Sipas mediave italiane, Meçja e ka goditur partneren e tij rumune me çekiç në kokë brenda banesës së tyre në Viale Trieste, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas arrestimit, ai ka pranuar fajësinë dhe ka rrëfyer në detaje ngjarjen, duke pohuar se vrasja ndodhi pas një debati që përshkallëzoi në dhunë fatale.

Vendimi i drejtësisë italiane

Prokuroria, e përfaqësuar nga Donatella Marchesini, kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Meçjan me 24 vite burg. Ky vendim është pritur me reagime të forta nga opinioni publik italian, duke ngritur sërish shqetësimin për rastet e dhunës në familje.

Ngjarja tronditëse e vitit 2022 ishte një nga rastet që nxiti diskutime mbi dhunën ndaj grave në Itali, ndërsa drejtësia italiane vijon të marrë masa të ashpra për rastet e krimeve në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...