24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Berisha: Në garazhin e Ajola Xoxës u gjetën 300 mijë euro, apartamenti sekret në emër të Dabullëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, duke pretenduar se gjatë një kontrolli në një garazh janë gjetur 300 mijë euro të fshehura.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se një apartament sekret, i cili sipas tij është në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes së tij, është regjistruar në emër të Dabullëve, një familje e lidhur me afera të dyshimta.

Deklarata e plotë e Berishës:

Së fundmi, dua të informoj qytetarët se në kontrollin e fundit që iu bë Velicës, u gjet një minierë floriri. Po! Në garazh u gjetën 300 mijë euro të fjetura aty.Apartamenti top sekret i Lalë Vjedhësit dhe Velicës në Sky Tower ishte regjistruar në emrin e Dabullëve. Merreni me mend ju sa pasuri kanë ata me Dabullët, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtësi.Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi. Janë ata që dërgonin arka me minerale kur e kërkonin Shytët.Pra, janë gjetur 300 mijë euro, por nuk dihet nëse janë regjistruar apo jo. A janë shënuar në procesverbale apo janë marrë në sekuestrim? Sepse ndodh që ata që i shohin, edhe i përvetësojnë ose ia lënë të zotit.Kur u kontrollua Harabeli, u bë komunikata. Kurse kur u kontrolluan 300 mijë eurot, nuk u bë komunikata. Ku janë?!

Berisha ka paralajmëruar se ditët në vijim do të publikohen më shumë fakte dhe informacione mbi këtë çështje. Ai e ka cilësuar mungesën e njoftimit zyrtar për gjetjen e parave si një veprim të dyshimtë dhe shqetësues, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e institucioneve të drejtësisë.

Opozita ka kërkuar sërish dorëheqjen e Veliajt dhe ballafaqimin e tij me drejtësinë për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...