28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Italia tenton për herë të tretë dërgimin e Emigrantëve në Kampin e Shëngjinit

 

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme, pala italiane po tenton për herë të tretë dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në kampin e Shëngjinit. Sipas medias italiane ANSA, rreth 49 emigrantë, të cilët besohet se vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi, ndodhen në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në Shqipëri. Emigrantët pritet të mbërrijnë në kampin e Shëngjinit mëngjesin e 27 janarit.

Procedurat e pritjes dhe vlerësimit të rasteve individuale do të nisin pas mbërritjes së tyre. Ndërkaq, 53 migrantë të tjerë kanë dorëzuar vullnetarisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin në Shqipëri, duke mundësuar përshpejtimin e procedurave të verifikimit të statusit të tyre dhe riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Bashkimin Evropian.

Rifillimi i operacioneve nxitet nga shtimi i zbarkimeve, me 1,264 mbërritje në gjashtë ditët e fundit. Anija “Cassiopea” po përdoret për transferimin e tretë të azilkërkuesve në Shqipëri, pas dy të parave në tetor dhe nëntor. Pas mbërritjes në Shëngjin, emigrantët do të kalojnë nëpër procedurat e identifikimit dhe do të qëndrojnë në kampet e ngritura për pritjen e vendimeve mbi kërkesat e tyre për azil.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...