17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vlorë/Gruaja tenton të mbytet në det, turisti ukrainas hidhet pa hezitim për ta shpëtuar(Video)

Një ngjarje dramatike ndodhi mëngjesin e së martës në Vlorë, ku një grua rreth 60 vjeç tentoi të mbytej në det, por u shpëtua falë guximit të shtetasit ukrainas Sergei Artemenko.

Ngjarja dyshohet se ndodhi në molin e gomoneve, një zonë pa asnjë kusht sigurie, e cila aktualisht operon si një pikë hyrje-daljeje për mjete lundruese të vogla. Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë, infrastruktura mbetet e paorganizuar dhe e pambikëqyrur, duke krijuar një situatë të pasigurt për qytetarët dhe turistët.

Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në det e veshur me rroba të zeza, në rrethana ende të paqarta. Duke dëgjuar një zhurmë të pazakontë, Sergei dhe bashkëshortja e tij, Katerina, u afruan dhe panë gruan që po luftonte për frymëmarrje. Pa u menduar dy herë, Sergei hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për ta shpëtuar, ndërsa Katerina i dha ndihmën e parë pasi e nxorën në breg.

Menjëherë pas shpëtimit, gruaja u dërgua në spital nga policia dhe urgjenca dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Sergei pësoi një dëmtim të lehtë në gju gjatë ndërhyrjes heroike, por fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky incident ka ngritur shqetësime mbi mungesën e masave të sigurisë në molin e gomoneve, sidomos në një kohë kur në të njëjtën zonë po operon “Vlora Marina”, porti i ri i jahteve, i cili pritet të zëvendësojë Portin Detar të Vlorës. Situata e paqartë infrastrukturore dhe mungesa e mbikëqyrjes në këtë zonë kritike detare shton rreziqet për ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë përgëzuar aktin e jashtëzakonshëm të Sergeit, i cili pa hezitim rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...