17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, dyshohet për 5 vjedhje monopatinash

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, duke arrestuar shtetasin Andi Blakcori, 24 vjeç, për disa vjedhje monopatinash. Ai dyshohet se ka vjedhur monopatina në pesë raste të ndryshme në Tiranë gjatë muajve të fundit. Blakcori, i cili ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje, ka kryer vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke përfshirë datat 24 dhe 28 janar 2025.

Përkatësisht, dyshohet se ai ka vjedhur monopatina të qytetarëve A. M., Xh. G., E. I., P. S., dhe E. K. Policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...