17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i japin fund lidhjes, në pritje të fëmijës së tyre të parë

 

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve për tradhti. Aktorja 38-vjeçare thuhet se ka zbuluar mesazhe kompromentuese në telefonin e partnerit të saj, çka çoi në ndarjen e tyre përfundimtare.

Vetëm një muaj më parë, Megan kishte lajmëruar në rrjetet sociale se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt, i pari me muzikantin 34-vjeçar. Megjithatë, marrëdhënia mes tyre është bërë aq e ftohtë, saqë nuk dihet nëse Machine Gun Kelly do të jetë i pranishëm gjatë lindjes së foshnjës.

Sipas raportimeve të TMZ, ka qenë Megan ajo që ka ndërprerë çdo kontakt me këngëtarin dhe njerëzit e saj të afërt e mbështesin këtë vendim. “Ajo nuk dëshiron të ketë më asnjë lidhje me ish-partnerin e saj. Të gjithë rreth saj janë të lumtur, sepse ndihen sikur Megan ka rifituar veten”, shkruajnë mediat amerikane.

Fox dhe Kelly u njohën në vitin 2019 gjatë xhirimeve të një videoklipi dhe bënë publike lidhjen e tyre në korrik 2020. Vetëm tre muaj para kësaj, aktorja i kishte dhënë fund martesës me Brian Austin Green, me të cilin ka tre fëmijë.

Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë e mbushur me ulje-ngritje dhe momente të çuditshme. Në prill të vitit 2022, Megan deklaroi se ata “pinë gjakun e njëri-tjetrit”, duke sqaruar se bëhej fjalë për disa pika, jo për skena të ngjashme me ato të “Game of Thrones”.

Në janar të 2022-it, Kelly i propozoi për martesë dhe Megan e pranoi, duke postuar një foto të momentit në rrjetet sociale me përshkrimin: “Më kërkoi të martohesha me të. Dhe, ashtu si në çdo jetë para kësaj dhe çdo jetë që do të vijë, unë thashë ‘po’… dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit”.

Megjithatë, martesa nuk u realizua kurrë. Gjatë një udhëtimi për Ditën e Falënderimeve në Colorado, Megan filloi të dyshonte për tradhti dhe vendosi të kontrollonte telefonin e partnerit. Sipas burimeve të afërta me ish-çiftin, ajo gjeti mesazhe kompromentuese me gra të tjera dhe vendosi të ndahej përfundimisht.

Që nga ndarja, ata nuk janë parë më bashkë dhe marrëdhënia mes tyre ka mbetur e tensionuar, duke ngritur pikëpyetje nëse Kelly do të jetë i pranishëm gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...