30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Rama: 240 mijë legalizime të përfunduara, bashkitë do të hapin zyra asistence për “e-Albania”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes rubrikës së tij në platformat sociale, “Sy m’sy”, ku u ndal tek çështja e legalizimeve dhe ofrimi i shërbimeve digjitale për qytetarët.

Rama theksoi se procesi i legalizimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke krahasuar situatën me vitin kur mori detyrën.

Kur ne kemi marrë detyrën, ishin pak më shumë se 20 mijë legalizime në total. Sot janë çerek milioni, mbi 240 mijë prona të legalizuara, pjesa dërrmuese e tyre prona familjare. Ka ende për të bërë, por faktet flasin qartë për progresin e arritur,” u shpreh ai.

Zyra asistence në çdo bashki për përdorimin e “e-Albania”

Në vijim, kryeministri njoftoi një vendim të ri për të lehtësuar qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e shërbimeve online. Ai tha se ka dhënë porosi që çdo bashki në Shqipëri të hapë një zyrë të dedikuar asistence për ata që kanë nevojë për ndihmë teknike në platformën “e-Albania”.

Janë shfaqur individë që shfrytëzojnë ata që nuk e përdorin me sukses celularin ose nuk kanë dikë që t’i ndihmojë. Për këtë arsye, të gjitha bashkitë do të kenë një zyrë të posaçme ku qytetarët mund të marrin asistencë digjitale,” tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se qeveria po punon për avancimin e Inteligjencës Artificiale, ku në gjysmën e dytë të vitit, asistentja digjitale “Diella” pritet të ofrojë shërbime më të avancuara dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...