23 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Albin Kurti: Kosova nuk ka pasur kurrë marrëdhënie më të mira me SHBA dhe BE

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij nuk ka rrezikuar asnjëherë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi me aleatët perëndimorë është më i gjerë dhe më cilësor se kurrë më parë.

Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Përkundrazi, kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të gjera, më të thella dhe më përmbajtjesore me aleatët tanë perëndimorë sesa me qeverinë tonë,” u shpreh Kurti.

Këto deklarata u bënë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Kurti e cilësoi votimin e 9 shkurtit si një “referendum historik” për të ardhmen e Kosovës.

Zotimet për mandatin e ardhshëm

Kurti prezantoi disa nga premtimet kryesore për katër vitet e ardhshme, duke përfshirë:
✅ 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, duke garantuar kredi për investitorët dhe uljen e importeve.
✅ 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës, si pjesë e forcimit të mbrojtjes kombëtare.
✅ Transport publik i integruar urban dhe ndërurban, me biletë unike prej 10 eurosh në muaj.
✅ Heqjen e taksës doganore prej 10% për veturat nga BE.
✅ Rritjen e pagës minimale në 500 euro gjatë mandatit të ardhshëm.
✅ 100 euro shtesë mbi pensionin bazë për gjyshërit që kujdesen për fëmijët.
✅ Zgjerimin e numrit të çerdheve dhe sigurimin e mbulimit për pushimin e lehonisë dhe prindëror.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në tubim, e cilësoi qeverisjen e Kurtit si më të mirën që ka pasur Kosova. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht më 9 shkurt për të garantuar vijimin e reformave dhe të qeverisjes aktuale.

“Ne kemi rritur pagat, pensionet, bursat, ekonominë dhe buxhetin – vetëm opozitën nuk kemi mundur ta rrisim,” u shpreh Konjufca me ironi.

Kosova do të shkojë në zgjedhje më 9 shkurt, ku pritet të përcaktohet e ardhmja politike e vendit dhe balanca e forcave në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...