35.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Ervin Salianji thirrje qytetarëve për protestën e opozitës: “Qeverisja 12-vjeçare ka mbjellë zemërim, sot është koha për ndëshkim”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do të mbahet sot para Kryeministrisë.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Salianji ka deklaruar se sjellja e kryeministrit ka shkaktuar revoltë, ndërsa e ka cilësuar qeverisjen 12-vjeçare si burimin kryesor të zemërimit qytetar.

“Autokrati edhe pak orë përpara protestës po konfirmon sa e drejtë është lëvizja e opozitës dhe sa e qenësishme është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard.”

Ai ka renditur disa nga arsyet kryesore pse qytetarët duhet të dalin në shesh:

 Fyerjet dhe gjuha e përdalë e kryeministrit duhet të ndëshkohen.
Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin meritojnë ndëshkim.
Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfër të Evropës është i papranueshëm.

“Ndaj, autokratuc! Frymëzimi i kësaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote!”, u shpreh Salianji.

Në përfundim të mesazhit, deputeti demokrat ftoi të gjithë qytetarët, demokratët dhe miqtë e opozitës që t’i bashkohen protestës për të ngritur zërin ndaj padrejtësive dhe situatës së rëndë në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...