25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Erdogan i bën thirrje Trump të mbajë premtimet dhe të punojë për paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka bërë thirrje Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të përmbushë angazhimet e tij dhe të ndërmarrë hapa për ndërtimin e paqes.

Presim që zoti Trump të përmbushë angazhimet e dhëna para zgjedhjeve. Duhet të ndërmarrë hapa për ndërtimin e paqes, jo për nisjen e një lufte të re,” theksoi Erdogan.

Kriza në Gaza dhe qëndrimi i vendeve islame

Duke folur për krizën në Gaza, Erdogan e cilësoi situatën si një “plagë të hapur për botën islame”, duke theksuar se është e domosdoshme të punohet për t’i dhënë fund vuajtjeve atje.

Gaza është një dhimbje në zemrat tona. Jemi të detyruar të punojmë pa pushim për të ndalur këtë vuajtje,” tha ai.

Megjithatë, Erdogan pranoi se vendet islame ende nuk kanë arritur të marrin një qëndrim të bashkuar për këtë çështje.

Fatkeqësisht, nuk kemi mundur të ndërmarrim një hap të përbashkët,” deklaroi ai, duke përmendur se disa vende, si Katari, po ndihmojnë me furnizime dhe pajisje për rindërtimin e Gazës.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e një armëpushimi të qartë, pavarësisht deklaratave për një marrëveshje.

Nuk po shohim shenja të një armëpushimi të vërtetë,” tha Erdogan.

Ndihma për Sirinë dhe pritshmëritë nga takimi Trump-Putin

Në lidhje me situatën në Siri, Erdogan tha se atje nevojiten mjete ndërtimi për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga lufta dhe shtoi se Turqia është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim.

Ai gjithashtu u shpreh se po ndjek me interes takimin e pritshëm midis Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, duke shpresuar që ky dialog të sjellë një zgjidhje pozitive për paqen globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...