25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Arabia Saudite konfirmon ndalimin e alkoolit në Kampionatin Botëror 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2034, i cili do të organizohet në pesë qytete saudite, alkooli nuk do të shitet.

“Përkundrazi si moti ynë, është një vend i thatë. Për momentin, ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme,” tha ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud, gjatë një interviste për “LBC News”.

Ai theksoi se Arabia Saudite është e gatshme të presë vizitorët ndërkombëtarë, por pa ndryshuar kulturën dhe rregullat e saj për ta.

Në dhjetor 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si organizatore të Kupës së Botës 2034 për meshkuj, duke e bërë vendin e dytë në Lindjen e Mesme që pret këtë turne, pas Katarit në vitin 2022.

Turneu do të zhvillohet në 15 stadiume të vendosura në pesë qytete kryesore: Jedah, Khobar, Abha, kryeqytetin Riad dhe në qytetin futuristik të planifikuar, Neom.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...