26.2 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Motra e Krisës komenton deklaratën e për orientimin seksual: “U ekzagjerua pak”

 

Në një intervistë ekskluzive për “Live From Tirana”, Alba Çaushi, motra e Krisës dhe banore aktuale e “BBVA4”, komentoi për herë të parë deklaratën e përhapur të Krisës, e cila ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Në intervistën e saj, Krisa kishte rrëfyer se kur ishte 20 vjeç, kishte pasur dyshime për orientimin e saj seksual, duke shprehur një interes për vajzat për një periudhë të shkurtër kohe. Ky rrëfim u bë viral dhe u komentua gjerë në mediat sociale, duke nxitur reagime të ndryshme.

Alba shprehu shqetësimin e saj për reagimet e publikut dhe për mënyrën si u shpërndau ky informacion: “Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, por për komentet që e ekzagjeruan pak. Ajo ka bërë një deklaratë që rreth 19, 20 vjeçe, i pëlqente të shihte vajzat, por nuk ka thënë që është biseksuale. Ajo është me partner në krah, nuk e kuptoj pse u bë kaq e ekzagjeruar.”

Alba theksoi gjithashtu se ata e njohin mirë Krisën dhe se ajo nuk ka pasur asnjë qëllim të keq me fjalët e saj. Ajo shtoi: “Janë komentet që të vrasin më shumë, se ne Krisën e njohim. Pastaj, gocat e bukura kush nuk i ka qejf? Nuk besoj se e ka bërë për lojë, por ka qenë në bisedë e sipër. Krisa pëlqen djemtë.”

Deklaratat e Krisës dhe reagimet që kanë pasuar kanë nxitur një diskutim të gjerë, por sipas motrës së saj, ky ishte një rrëfim personal që nuk duhej të shkaktonte kaq shumë polemika.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...