26.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Berisha akuzon qeverinë Rama, “Ky parlament bën sikur nuk ekziston”

 

Në një fjalim të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për situatën e rënduar politike dhe institucionale që po kalon vendi. Ai akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave dhe lirisë së qytetarëve, duke vënë në dyshim legjitimitetin e pushtetit aktual.

Berisha bëri thirrje për një rezolutë të menjëhershme në Kuvend që të dënonte masat represive të ndërmarra nga qeveria, duke përmendur arrestimin e gazetarëve dhe mbylljen e rrjeteve sociale, duke përfshirë vendimin për të bllokuar TikTok. Fjalimi i tij përfshiu gjithashtu një referencë nga Zv.Presidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili kishte paralajmëruar për rrezikun e një armiku të brendshëm që po dëmtonte demokracinë dhe lirinë e qytetarëve.

Fjala e Berishës: “Ky parlament bën sikur nuk ekziston,” tha Berisha, duke theksuar se aktet e qeverisë përfshinin arrestimin e liderëve të opozitës dhe mbylljen e mundësisë për shprehjen e mendimeve nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale. Ai solli si shembuj arrestimin e gazetarëve dhe vendimin e qeverisë për të bllokuar rrjetin social TikTok.

Berisha vazhdoi: “Armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda, sepse është ai që arreston kreun e opozitës. Dhe kreu i opozitës në Europë nuk është arrestuar përveçse nga Edi Rama.”

Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.

Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë.Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie. Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë.”

Në fund të fjalës së tij, Berisha propozoi që Edi Rama të ftohej urgjentisht në Kuvend për të diskutuar dhe miratuar një rezolutë që të dënonte këto akte si veprime armiqësore ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Shqipërisë.

Fjalimi i Berishës dhe thirrja e tij për një debat të menjëhershëm në Kuvend reflekton shqetësimin për shtypjen e opozitës dhe mediave, si dhe rrezikun e thellimit të krizës politike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...