15.5 C
Tiranë
Sunday, May 11, 2025
spot_img

Peleshi: Qytetarët do të votojnë për PS për stabilitetin dhe zhvillimin që ofron

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, ka shprehur bindjen se qytetarët do të votojnë për Partinë Socialiste (PS) në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Peleshi theksoi se PS ofron një vizion të qartë dhe stabilitet, duke e krahasuar këtë me opozitën, e cila sipas tij, ofron vetëm kaos dhe konflikte.

Ministri theksoi arritjet e qeverisë socialiste në 10 vitet e fundit, përfshirë rritjen e buxhetit dhe trefishimin e pagës mesatare në administratën publike. Ai gjithashtu foli për sukseset e Shqipërisë në turizëm, duke e pozicionuar vendin si një destinacion të preferuar në Evropë.

Peleshi kritikoi opozitën për përqendrimin e saj në kërkimin e pushtetit dhe për mungesën e një programi të qartë zhvillimi. Ai shtoi se PS është e vetmja forcë që do të sjellë stabilitet dhe do të vazhdojë modernizimin e Shqipërisë, duke i dhënë gjithashtu dinjitetin e merituar socialistëve.

Qytetarët votojnë për vizionin tonë dhe jo për kaosin tuaj. Votojnë për një forcë që ka rekord investimesh që ka trefishuar buxhetin pën 10 vite që ka çuar në 1 mijë euro pagën mesatare në administratë publike, që ka futur shqipërime në artën turistike të botës. Votojnë për PS sepse është e vetmja forcë që do t’i japi dinjitetin e merituar socialistëve, votojnë për stabilitet dhe zhvillim, jo për aventura politike që synojnë vetëm pushtetin. Kur socialistët qeverisin ka stabilitet ka zhvillim, ka modernizim. Tirana sot është padyshim kryeqyteti me vibrant në rajon dhe Shqipëria destinacion në top listën e destinacioneve të Evropës. Ju ofroni rrugën e konfliktit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Orë para tragjedisë, Festim Isufi dhe gruaja promovonin ofertat e biznesit

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin e Kosovës, ku dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur i vdekur në banesën e tij...

Sali Berisha kërkoi vizë dy herë pas shpalljes “non grata”, SHBA refuzon të përgjigjet

0
Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë nëpërmjet regjistrit FARA (Foreign Agents Registration Act), mësohet se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka kërkuar...

Gramsh – Dy viktima nga shembja e dheut në një hidrocentral në ndërtim në...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Poroçan, pjesë e bashkisë Gramsh, ku dy punëtorë humbën jetën pas shembjes së një...

Dibër – Nisi shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 18, proces i qetë para...

0
Në Dibër, ka nisur që në orën 11:00 të paradites shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në KZAZ...

Shpërndahen materialet zgjedhore në Shkodër – 74 mijë votues pritet t’i drejtohen kutive më...

0
Në qarkun e Shkodrës ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi po vijon pa probleme,...