Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen tashmë do ketë një operacion, ku në zemër do i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.
“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit.
Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.