18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Shkodër: 34-vjeçari qëlloi nënën e 3 fëmijëve dhe më pas veten, komunikimi zyrtar i policisë

Shkodër, 18 Shkurt 2025 – Policia e Shkodrës ka njoftuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur paraditen e sotme, kur shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, ndërsa të dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin e aktit tragjik.

Kolë Manaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Anila Prendushi ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas informacionit të parë, nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme në automjet nga armët e zjarrit, por në brendësi të tij është gjetur një pistoletë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të sqaruar shkaqet dhe detajet e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...