28.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Kosova nderon/ Presidentja Osmani ndau dekorata për familjen Jashari dhe personalitete të tjera

Në një ceremoni solemne për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, duke e nderuar më shumë se çdo herë trashëgiminë e sakrificës dhe heroizmit që ka kontribuar në lirinë e Kosovës.

Një nga momentet më të paharrueshme të ceremonisë ishte ndarja e urdhrave post mortem “Hero i Kosovës” për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari, të cilin e mori Bekim Jashari. Presidentja Osmani theksoi se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, duke e quajtur atë një moment të gjallë të sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Ajo shtoi se “në historinë e njerëzimit rrallë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë.”

Po ashtu, u nda dekorata post mortem “Urdhri i Lirisë” për familjen Jashari, duke e pranuar Besarta Jashari, si dhe urdhri “Hero i Kosovës” për Fehmi Lladrvocin, dhe “Heroina e Kosovës” për Xhevë Lladrovcin për trimërinë dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit. Dekorata të tjera u ndanë gjithashtu për Tahir Sinanin për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Ky moment do të mbetet i paharruar, duke përkujtuar sakrificën e jashtëzakonshme të këtyre figurave të shquara që dhanë gjithçka për të siguruar lirinë e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...