23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Shkencëtarët Kinezë krijojnë ‘Super Diamantin’që mund të përdoret në aplikime industriale

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë ka krijuar një “super diamant” ultra të fortë dhe me cilësi të lartë në laborator, që është shumë herë më i fortë se diamantet natyrale. Ky diamant i ri është 40% më i fortë dhe më rezistent se diamantet që janë gjetur deri më tani.

Ndryshe nga diamantet natyrale që gjejnë forma kubike, ky diamant ka një strukturë gjashtëkëndëshe, e cila është shumë më e fortë. Diamantët e tillë janë të rrallë dhe shpesh shumë të vegjël, pasi janë formuar në krateret e goditjeve të asteroidëve dhe meteorëve.

Për të krijuar këtë diamant, ekipi shkencor përdori një teknikë që përfshin ngrohjen e grafitit shumë të kompresuar, duke arritur një kristalizim të pastër dhe të mirëstrukturuar. Ky diamant është në gjendje të përballojë temperatura deri në 1100 gradë Celsius dhe ka një fortësi prej 155 giga Paskal, duke e bërë atë të shkëlqyer për përdorime industriale.

Ndryshe nga diamantët natyralë që janë të shtrenjtë, ky “super diamant” mund të prodhohet për një çmim të arsyeshëm dhe nuk do të kushtojë më shumë sesa diamantët sintetikë të zakonshëm, të cilët mund të shiten deri në 300 dollarë. Shkencëtarët theksojnë se potenciali i këtij materiali mund të hapë mundësi të reja për aplikimet industriale, por përdorimi i tij masiv do të varet nga kostot e prodhimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...