8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Shqipëria përballet me rritje të ndjeshme të çmimit të kafesë: Rritje prej 30% në import, pritet shtrenjtim në bare

Shqiptarët shumë shpejt mund të përballen me një rritje të ndjeshme të çmimit të kafesë në bare dhe restorante, pasi importi i këtij produkti është bërë dukshëm më i shtrenjtë.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në janar 2025, çmimi mesatar i importit të kafesë ishte 30% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konkretisht, në janar 2024, Shqipëria importoi 486,619 kg kafe me një vlerë totale prej 216 milionë lekësh, ose 462 lekë për kilogram. Ndërsa në janar 2025, importet arritën në 787,834 kg me një vlerë prej 471.6 milionë lekësh, duke e çuar çmimin mesatar në 598 lekë/kg.

Rritja e çmimit pritet të reflektohet tek konsumatori

Sipas Enri Jahajt, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, lokalet në Shqipëri janë nën presionin e rritjes së kostove, përfshirë edhe çmimet e lëndëve të para si kafeja dhe kakaoja. Ai thekson se gjatë muajve mars-prill pritet një rritje prej 10-30 lekësh për një filxhan kafe, për shkak të shtrenjtimit të importit dhe rritjes së përgjithshme të kostove operacionale.

Aktualisht, çmimi i kafesë në baret shqiptare varion nga 70 deri në 150 lekë, në varësi të zonës, por rritja e mëtejshme e kostove mund ta bëjë të paqëndrueshme mbajtjen e çmimeve në këtë nivel.

Ngjarjet klimatike, ndikim global në tregjet e kafesë

Shtrenjtimi i kafesë nuk është një fenomen i izoluar për Shqipërinë, por një prirje globale e shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Sipas raportit të “Inverto”, një kompani ndërkombëtare e menaxhimit të zinxhirëve të furnizimit, ndryshimet ekstreme të motit po godasin prodhimin bujqësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e kafesë dhe kakaos.

Raporti vë në dukje se reshjet e tepërta dhe temperaturat ekstreme në rajonet prodhuese kanë bërë që çmimet e kakaos dhe kafesë të rriten përkatësisht me 163% dhe 103% gjatë vitit të fundit. Viti 2024 u regjistrua si më i nxehti në histori, një trend që sipas ekspertëve pritet të vazhdojë edhe në 2025.

Me një kulturë të konsumit të kafesë të rrënjosur thellë në jetën e shqiptarëve, shtrenjtimi i saj do të ketë ndikim të gjerë, si për bizneset e bareve, ashtu edhe për konsumatorët. Rritja e çmimeve duket e pashmangshme, ndërsa baret do të duhet të përshtaten me realitetin e ri të tregut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...