31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Operacioni “Flagranca” në Tiranë/ Arrestohen dy persona për tentativë shitjeje të një arme zjarri

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca”, duke vënë në pranga dy shtetas që tentuan të shisnin një armë zjarri në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari P. B., i cili u kap me një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se do ta shiste. Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u arrestua edhe 37-vjeçari G. B. (S.), që dyshohet se ndihmonte 26-vjeçarin për shitjen e armës. Gjatë momentit të ndalimit në zonën e “Zogut të Zi”, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë dhe tentoi të largohej.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak;

•Tre celularë;

•Një automjet tip “Honda” me të cilin qarkullonin të dy shtetasit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...