35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Protesta Dhunshme në Bullgari kundër Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian

 

Mijëra protestues të partisë ultra-nacionaliste “Ringjallja” në Bullgari shpërthyen në dhunë gjatë një proteste, duke tentuar të hynë në ndërtesat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Protestuesit, të cilët mbështesin ideologji radikale, lanë shenja vandalizmi duke lyer me bojë të kuqe fasadat e ndërtesave dhe tentuan të vënë flakën hyrjes. Përveç kësaj, ata hodhën fishekzjarre, vezë dhe balona të mbushura me bojë të kuqe.

Autoritetet dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për të kontrolluar situatën. Raportohet se 10 oficerë policie kanë pësuar lëndime dhe 6 protestues janë arrestuar gjatë përleshjeve.

Stefan Ivanov, zv.shefi i departamentit rajonal të Ministrisë së Brendshme, theksoi në një konferencë për mediat se protesta, e cila ishte zhvilluar përpara ndërtesës së Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, nuk ishte autorizuar. Ai shtoi se policia kishte marrë masa për mbrojtjen e institucioneve dhe për t’u siguruar që dhuna të ndalohej. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi duke shprehur indinjatën e saj për aktet e dhunshme dhe vandalizmin, duke theksuar se në Evropë, të drejta për të demonstruar duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...