35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Gjykata e Vlorës vendos “Arrest në Burg” për 38-vjeçarin pasi tentoi të qëllojë në drejtim të policisë

Gjykata e Vlorës ka vendosur më 22 shkurt masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçarin Endrit Sadedini, i cili akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”. Seanca u udhëhoq nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila miratoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës.

Sadedini u arrestua më 19 shkurt gjatë dy operacioneve të realizuara nga policia e Vlorës, ku u zbuluan gjithashtu dy shtëpi të mbushura me lëndë narkotike. Ai është një emër i njohur për forcën e rendit, pasi ka shpëtuar nga dy atentate në të kaluarën, përfshirë një të realizuar me tritol më 19 dhjetor 2021. Gjithashtu, në vitin 2019, një sasi e madhe eksplozivi iu vendos në makinën e tij, por shpërthimi i tij u parandalua falë reagimit të shpejtë të Sadedinit.

Në momentin e arrestimit, Sadedini ka tentuar të qëllojë në drejtim të policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...