23.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Krisa Caushi reagon pas deklaratës së Tirit në “Big Brother”: “Shpresoj të jetë një lojë”

 

Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka reaguar pas deklaratës së të dashurit të saj, Tirit, i cili shprehu pëlqimin e tij për një banore tjetër teksa ndodhet në shtëpinë e “Big Brother”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Krisa theksoi: “Ma keni nisur shumë videon ku Tiri thotë se ka nisur të pëlqejë një vajzë në Big Brother. Nuk di ç’të them, shpresoj shumë të jetë një lojë. Uroj. Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, sepse e di që jemi në Big Brother, është lojë provokimesh, lojë nervash.

Krisa gjithashtu shtoi se, nëse ajo do të rikthehej në shtëpi, do të kishte shumë gjëra për të sqaruar me banorët dhe me Tirin: “Ama di të them se nëse unë futem në Big Brother, do të sqarojmë shumë gjëra të lëna pezull me banorët, por edhe me Tirin.”

Një televotim është hapur për rikthimin e tre ish-banorëve, dhe Krisa është një nga kandidatët. Rreth të ardhmes së saj në shtëpinë e “BBVA4”, vendimi do të merret në Prime-in e ardhshëm, ku do të bëhet e ditur se kush do të kthehet në shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...