23.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Arrestohet në Durrës 43-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale

 

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Seven”, duke arrestuar shtetasin Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos, Itali, me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal italian.

Kapja e tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të ndjekin procedurat për transferimin e tij në shtetin fqinj.

Ky arrestim është pjesë e përpjekjeve të Policisë Shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...