23.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i heq licencën Bashkim Dedjes pas dënimit për fshehje pasurie

 

Tiranë – Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur sot të heqë licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pas dënimit të tij nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion për fshehje pasurie.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi Dedjen me 6 muaj burg, i cili më pas u konvertua në 1 vit shërbim prove. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 1 vit burg, por vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë u la në fuqi nga Apeli më 13 shkurt.

Dedja u akuzua nga SPAK për fshehjen e një apartamenti 60 m² në Golem, që ai pretendonte se ishte në pronësi të vëllait të tij. Po ashtu, ai akuzohet për deklarim të rremë në lidhje me një apartament 146 m² në Tiranë dhe një hua prej 10 mijë eurosh, e cila, sipas hetimeve, rezultoi e pajustifikuar nga huadhënësi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e kaloi shkallën e parë të Vettingut, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Pas dënimit nga drejtësia, heqja e licencës nga Dhoma e Avokatisë e përjashton atë nga ushtrimi i profesionit të avokatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...